×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq – Haradinajt: Shko shërohu!

    Reporteri
    30 Mars 2019 | 9:06

    Pas takimit me kryeministrat e Rumanisë, Bullgarisë dhe Greqisë në Bukuresht, Presidenti i Serbisë foli para gazetarëve rreth Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj duke iu kundërpërgjigjur deklaratës së Haradinajt se Vuçiq po i nxitë serbët që të largohen nga institucionet e Kosovës.


    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po ashtu ka thënë se Vuçiq dështoi të destabilizojë Ballkanin me propozimin e shkëmbimit territorial dhe tani po përpiqet të shkaktojë paqëndrueshmëri duke kërkuar që serbët e Kosovës të lënë pozitat për të cilat janë zgjedhur. Haradinaj  tha se Bashkimi Evropian duhet të reagojë ndaj një “sjelljeje  të tillë të rrezikshme”.

    Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur Vuçiq i cili i ka propozuar Haradinajt që të shkojë në shërim, transmeton Reporteri.net.

    “Haradinaj thotë se unë po e shkaktoj krizën, sepse u bëj thirrje serbëve të largohen nga institucionet e Kosovës, pasi kam provokuar tashmë krizën duke propozuar një korrigjim kufijsh… Për t’ju thënë me ndershmëri, përgjigjja më e lehtë do të ishte për mua, nëse do të guxoja ta them e që nuk mund ta bëj, është shko shërohu … Dhe pasi që unë jam një njeri i ndershëm, nuk mund ta them këtë, atëherë do të them se një njeri nga dita në ditë e përsërit gënjeshtrën, mbase nga dëshpërimi se nuk më ka rrëzuar akoma dhe ka premtuar se do ta bëjë këtë qysh më 18 dhjetor. Duket sikur diçka ka ndryshuar dhe diçka nuk ka funksionuar për mua. Nuk kam kërkuar kurrë serbët të lënë diçka, përkundrazi, i kam lutur ata që të na japin një muaj tjetër që të mund t’i dëgjojmë idetë e tyre për largim nga institucionet e Kosovës apo jo”, është shprehur Vuçiq, shkruan N1. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!