×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq i alarmuar: Kosova po përgatitë arrestimin e 26 policëve serbë

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 8:53
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq  ka komentuar Rezolutën për gjenocidin serb të kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë, e cila u miratua dje në Kuvendin e Kosovës. 

    Vuçiç tha se Serbia ka paralajmëruar botën për krijimin e këtij komisioni për gjenocidin e supozuar por se reagimet kanë munguar.

    Ai po ashtu ka paralajmëruar se ditëve të ardhshme pritet arrestimi i 26 policëve serbë në Kosovë dhe 15 personave të tjerë, transmeton Reporteri.net.

    “Ata madje reaguan formalisht ndaj taksës, por nuk reaguan kur Asociacioni i Komunave Serbe nuk u krijua, edhe kur ata sollën platformën e drejtpërdrejtë kundër dialogut, madje edhe kur akuzojnë serbët për krime pa asnjë provë, madje edhe kur ata mbahen për 6 muaj në paraburgim pa prova. … Unë jam shumë i shqetësuar, që ky rreth vicioz ende nuk është mbyllur. Të dielën, ata do të përpiqen të provokojnë serbët në veri të Kosovës në ditën e zgjedhjeve … madje kanë thënë hapur se do të votojnë për kandidaten nga partia e Kadri Veselit”, u shpreh  Vuçiq duke shtuar se ditëve të ardhshme pritet arrestimi i 26 policëve serbë në Kosovë dhe 15 personave të tjerë. /Reporteri.net

    .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!