×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq kundër Grenellit: Ia respektoj përpjekjet, por dialogun duhet ta udhëheqë BE-ja

    Reporteri
    22 Qershor 2020 | 20:00

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, kanë zhvilluar sot një takim kokë më kokë në Beograd, ku kanë konfirmuar vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.


    Takimi i nisur rreth orës 18:00 përfundoi pas rreth 2 orësh në Beograd. Lajçak mbërriti në kryeqytetin serb rreth orës 17:00.

    Vuçiq pas takimit tha se me Lajçakun kishte një bisedë shumë të mirë e konstrutive.

    Ai hapur tha se Serbia është që dialogun ta udhëheq Bashkimi Evropian e jo SHBA-ja.

    “Faleminderit Lajçakut për vizitën. Kishim një takim shumë të mirë përgatitor. Serbia plotësisht e përkrah dialogun, i cili duhet të zhvillohet nën përkujdesjen e BE-së. Pres që dialogu të vazhdojë në një afat sa më të shkurtër, ka mundësi qysh në korrik. I respektoj përpjekjet e Richard Grenellit për bashkëpunimin mes Prishtinës dhe Beogradit, por për neve nuk ka asnjë dilemë dhe jemi të përkushtuar për dialog nën përkujdesjen e Bashkimit Evropian”, ka thënë Vuçiq.

    Ai më tej tha se Lajçkan mund të garantojë paanshmëri në procesin e dialogut, ndërsa shtoi se ai vendos kur do të rinisin bisedimet.

    “Ne e kuptojmë se Lajçak, me autoritetin, dijen dhe përkushtimin e tij, mund të garantojë objektivitetin dhe paanshmërinë në atë proces. Ne nuk mund të bisedojmë nëse e vetmja kërkesë është që ne ta njohim pavarësinë e Kosovës. Lajçak vendos për datën për vazhdimin e dialogut”, tha ai.

    Nga ana tjetër Lajçak u shpreh se pret që dialogu nën kujdesin e BE të vazhdojë në korrik në Bruksel.

    “Ai e kupton sa e rëndësishme është kjo për këtë popull. Unë pres që dialogu nën kujdesin e BE-së të vazhdojë në korrik në Bruksel. Serbia është pjesë e Evropës, problemet tuaja janë problemet tona dhe zgjidhjet tuaja janë zgjidhjet tona. Rruga e Serbisë për në BE është e lidhur ngushtë me këtë dialog”, tha Lajçak.

    Diplomati sllovak qëndroi për vizitë treditore në Kosovë, ku u takua me përfaqësuesit e institucioneve dhe partive politike, për të diskutuar në lidhje me vazhdimin e dialogut. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!