Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur pas Samitit të Bërdo-Brijonit që është mbajtur sot në Tiranë.
Vuçiq ka thënë se në këtë takim janë diskutuar tema të rëndësishme për Ballkanin, mirëpo ai është shprehur se nuk ka asgjë nga njohja e Kosovës, transmeton Reporteri.net.
“Jam lodhur duke dëgjuar atë që Hashimi dëshiron apo çfarë nuk dëshiron. Ti, Hashim varesh nga nga ne. Kjo nuk do të vazhdojë kështu. Të lutem të bisedojmë, por jo ti të më tregosh se çka dëshiron. Unë u thashë atyre – nuk ia vlen, ju mund t’i telefononi Kolinda Grabar Kitaroviqit, Borut Pahorit dhe amerikanëve … mirëpo kjo është një çështje e marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve dhe ne duhet vetë ta zgjidhim këtë”, u shpreh Vuçiq.
Ai edhe një herë theksoi se nuk ka forcë që mund ta detyrojë Serbinë të veprojë në kundërshtim me interesat e saj strategjike dhe kombëtare.
“Unë u thashë atyre – ta marrin këtë çështje seriozisht, duhet të udhëhiqni një dialog, sepse ky nuk është një teatër në të cilin flisni për publikun tuaj dhe për përrallat rreth bashkimit kombëtar”, tha ai.
Presidenti i Serbisë deklaroi se iu përgjigj Hashim Thaçit se as Amerika as ndonjë mik tjetër i huaj nuk mund ta ndihmojë atë.
“I thashë Thaçit: Ju mund t’i telefononi amerikanët dhe të gjithë të tjerët, por kjo është një çështje mes Serbisë dhe shqiptarëve. Nuk ka forcë të tillë që do të detyrojë Serbinë të veprojë në kundërshtim me interesat e saj”, u shpreh Vuçiq./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.