Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot në takim me ambasadorin amerikan Kyle Scott se vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë dialogun nëse Prishtina tërheq vendimin për taksat serbe.
Duke folur rreth të ardhmes së dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe situatës në rajon, Vuçiq theksoi se duke mos përmbushur kushtet e vetme nga Marrëveshja e Brukselit, përkatësisht formimi i asociacionit, miratimi i platformës për negociata, formimi i Ushtrisë së Kosovës dhe futja e taksave mbi mallrat nga Serbia , Prishtina hoqi dialogun.
Kujtojmë se dialogu është ndërprerë nga momenti që qeveria “Haradinaj” vendosi taksën 100 % ndaj produketeve serbe.
Ndërsa Vuçiqi po kërkon heqjen e taksës e më pas rifillimin e dialogut, në anën tjetër kryeministri Ramush Haradinaj vazhdon të këmbëngulë se taksa nuk hiqet.
Mbetet të shihet nëse do të ndryshon qëndrim pasi të kthehet në Kosovë, pasi ai aktualisht gjendet në një vizitë në SHBA.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.