×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Insistova për Asociacionin por Kurti refuzoi, do të takohemi prapë me 18 mars

    Reporteri
    27 Shkurt 2023 | 20:23
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në konferencë për media. 27.02.2023.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka folur për mediat pas takimit trepalësh, duke thënë që ishte një takim shumë i vështirë.

    Vuçiq para mediave tha që ai ka insistuar për zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit, por që sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar.

    I njëjti deklaroi se pritet që takimin e radhës ta zhvillojmë më 18 mars, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Do të takohemi prapë me datën 18. Ka qenë një takim i vështirë. Kurti ka refuzuar të flasë për Asociacionin”, tha ndër tjerash Vuçiq.

    Takimi trepalësh Kurti-Borrell-Vuçiq nisi nga ora 17:15, për të vazhduar gati tre orë.

    Paraprakisht, Borrell priti kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në takime ndaras.

    Në takimet ndaras një orëshe, Borrell ishte i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i Evropës për Dialog, Miroslav Lajçak, ndërsa në ndërtesën e BE-së në Bruksel ndodhej edhe I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!