×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq ka përgatitur një dosje me 80 raste, me të cilat do ta sfidojë Kurtin në takimin e sotëm

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 16:10

    Kryeministri Albin Kurti, sot në Bruksel po takohet për herë të dytë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, që prej kohës kur ka marrë drejtimin e ekzekutivit të vendit. Sikurse takimi i parë, edhe dy i sotmi pritet të mos kalojë në klimë të mirë.


    Mediat serbe raportojnë se presidenti serb ka përgatitur një dosje prej 80 rasteve, me pretendimin se qytetarë serb janë sulmuar në Kosovës, përcjellë gazeta online Reporteri.net.

    Gazeta serbe Blic ka shkruar sot se Vuçiq do të paraqesë një listë të detajuar të deri në 80 sulmeve ndaj serbëve dhe incidenteve ndaj të cilave ata janë ekspozuar në Kosovë që nga fillimi i vitit.

    Do të jetë takimi i tyre i dytë, sipas Blicit serb, do të përfshijë tema, ndër të tjera, si personat e zhdukur dhe formimin e Unionit të Komunave Serbe, por edhe situatën e sigurisë në Kosovë.

    Presidenti serb do të ankohet për mbishkrimet në kishën serbe të ndërtuar në hapësirat e Universitetit të Prishtinës, për një grua serbe e cila shkoi për të jetuar në Gjakovë, dhe për të cilën u protestua nga shqiptarët në këtë qytet, si dhe për incidente të tjera.

    Mbishkrim në kishën serbe

    Por, duhet theksuar, se shumica e këtyre incidenteve, janë provokuar nga Serbia, duket të bëra me qëllim, për t’u përdorur pastaj në negociatat e Brukselit. /Reporteri.net

    Dragica Gasic, qytetare serbe e cila ishte kthyer në Gjakovë, me pretendimin kinse dëshironte të jetojë aty

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!