Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka pranuar sot se për Serbinë është jetike zgjidhja e problemit me Kosovën.
Vuçiq e ka pranuar gjithashtu se zgjidhja e problemit me Kosovën është edhe kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
“Ajo që ne po shohim është presion madje shumë presion për Kosovën. Ky është problemi ynë”,tha Vuçiq, pas takimit me ish-kryeministrin e Belgjikës, Herman Van Rompuy i cili ishte gjithashtu edhe kreu i Komisionit Evropian.
Vuçiq javën e kaluar ka pritur në takim edhe të Dërguarin e Posaçëm të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, takim nga i cili Vuçiq nuk ka dalur i kënaqur.
Sipas asaj që ka treguar këshilltarja për media e Vuçiqit, ky takim ka qenë një prej më të vështirëve, meqenëse pas takimit Vuçiq s’kishte biseduar me askënd prej stafit të tij për disa minuta me radhë.
Ndërkohë, mediat serbe patën raportuar se Grenell i ka kërkuar Vuçiqit njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Vetë Vuçiq ka folur pak për këtë takim me të dërguarin e Trump, duke thënë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe se Serbia nuk do të marrë asgjë në këmbim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.