Nga mediat serbe u raportua se ishte takim i vështirë nga i cili ka dalë i djersitur dhe në gjendje jo të mirë.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thyer heshtjen dhe ka vendosur të flasë për takimin që zhvilloi gjatë ditës së djeshme me të dërguarin special të Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Vuçiq ka thënë se pas këtij takimi e ka kuptuar se SHBA-të nuk do t’i japin asgjë Serbisë, transmeton Reporteri.net.
“Askush nuk na ofron ndarje, askush nuk na ofron asgjë. Ata nuk do të na japin asgjë”, tha Vuçiq para gazetarëve kur u pyet për takimin me Grenell.
Presidenti serb theksoi se askush nuk i ka ofruar asgjë për shtatë vjet kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës, dhe shtoi se SHBA, e cila ka njohur pavarësinë e Kosovës, nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj.
I pyetur për detaje më të hollësishme për takimin me Grenell, Vuçiq tha se i duhet kohë për të menduar për atë bisedë dhe të mendojë për hapat e ardhshëm që do të ndërmarrë Serbia e më pas do të dalë me detaje në publik. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.