×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq konfirmon takimin e fshehtë në Berlin: Unë personalisht e dërgova Gjuriqin aty

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 13:42

    Dje në Berlin të Gjermanisë është mbajtur një takim i fshehtë në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të BE-së, Francës, Gjermanisë e SHBA-ve.


    Kosova është përfaqësuar në këtë takim nga ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, shefi i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj Selim Selimi dhe ish-avokati i Haradinajt, Michael O’Riley.

    Gjatë ditës së sotme mbajtjen e këtij takimi e ka konfirmuar edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se personalisht ai e ka dërguar Marko Gjuriqin në takim, transmeton Reporteri.net.

    “Marko Gjuriqin në atë takim e dërgova unë vetë personalisht”, tha Vuçiq duke shtuar se ky fakt nuk përbën asnjë sekret. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!