×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Kosovës do t’i hiqen vizat më 23 qershor

    Reporteri
    14 Qershor 2022 | 12:50

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka aluduar se Kosovës do t’i hiqen vizat më 23 qershor.

    Vuçiq në një adresim për media është pyetur se çfarë pret nga takimi i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 23 qershor në Bruksel, dhe ndër të tjera ai ka thënë se pret që Kosova të “shpërblehet” duke aluduar në liberalizimin e vizave.

    “Do të jetë interesante më 23 në Bruksel, kur duhet të merren vendimet për Ukrainën, Moldavinë, Ballkanin Perëndimor… Për herë të parë, askush i gjallë nuk e di se çfarë do të ndodhë,” tha Vuçiqi ndër të tjera.

    “Qëllimi i vetëm i tyre është të pastrojnë veriun e Kosovës, të gjithë heshtin dhe të gjithë bëjnë sikur nuk po ndodh asgjë. Po pres që të shpërblehen në Bruksel  më 23 qershor”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!