Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media ka folur për skenarin e dështuar të Serbisë për “katastrofë humanitare” në veri.
Vuçiq ndër të tjera ka thënë se ndien admirim për popullin serb në veri pasi ata nuk blenë as edhe një kilogram sheqer nga kamionët që u dërguan në veri.
“Unë e admiroj popullin tonë në Kosovë, ata meritojnë respekt dhe admirim”, tha Vuçiq duke theksuar se dje askush nuk dëshiroi të blejë mallra nga kamionët shqiptarë, madje as një kilogram kripë dhe sheqer.
“Ne po flasim për diçka që nuk ndodh askund në botë në shekullin e 21-të. Pastaj dëgjojmë për një krizë të rreme humanitare. Nga mendoni se na vijnë mallrat, nga Marsi?”, u shpreh Vuçiq ndër të tjera.
Sipas tij me veprimet e fundit, Kosova dëshiron tu bëjë me dije serbëve që ta harrojnë Serbinë.
“Prishtina dëshiron t’u thotë serbëve që duhet ta harrojnë Serbinë, sepse ata do të sigurojnë çdo gjë për ta, por jo nga Serbia. Ata provuan dje, duke sjellë disa kamion, pa asnjë rregull për t’u shitur produkte serbëve. Dhe unë mund të them se jam krenar që populli serb tregoi unitet, sepse të gjitha dyqanet e tyre ishin mbyllur”, ka thënë ai. /Reporteri.net