×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Kurti mendon se historia e njerëzimit ka filluar më 14 shkurt

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 13:41

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka raportuar para Kuvendit të Serbisë për takimin që është zhvilluar në Bruksel ku është përballur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.


    Ai ka thënë se është çuditur me sjelljen e kryeministrit, Albin Kurti, i cili kishte thënë disa herë se nuk pranon marrëveshjet të cilat janë nënshkruar në të kaluarën në dialogun Kosovë-Serbi.

    Vuçiq ka deklaruar se Kurti konsideron se qeveritë e kaluara të Kosovës kanë qenë të paligjshme dhe se të tilla janë edhe vendimet e tyre.

    Ai ka thënë se Kurti mendon se historia ka filluar me të.

    “Shqiptarët pra përfaqësuesit e tyre Kurti dhe Bislimi disa herë e thanë që atyre nuk u intereson ajo çfarë ka nënshkruar qeveritë e kaluara në Prishtinë, sepse ata i konsiderojnë se janë vendime të paligjshme. Dhe i vetmi legjitimet se çfarë ka ndodhur në Kosovë për ta është 14 shkurti. Kam menduar që di gjithçka, por u habita dhe kam pyetur se çfarë është 14 shkurti. M’u kujtua se është Shën Valentini.”

    “Aty mësuam se 14 shkurti është dita më e madhe e njerëzimit që me 14 shkurt, Republika e Kosovës vendosi që Albin Kurti të drejtojë Qeverinë e Kosovës dhe nga aty gjithçka ndryshoi dhe gjithçka çka është nënshkruar ata nuk do e zbatojnë dhe ata dëshirojnë që të bisedojnë ndryshe dhe kërkojnë nga ne qe të pranojmë Republikën e Kosovës”, ka thënë Vuçiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!