×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq kushtëzon BE-në, Asociacioni të formohet me kompetenca ekzekutive jo si OJQ

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 20:34

    Serbia insiston në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe por jo si organizatë joqeveritare e cila do të ishte në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.


    Kështu ka thënë Aleksander Vuçiq në konferencën e përbashkët për media me Emisarin e BE-së , Lajcak.

    “Nëse teoria që tani gjithçka duhet të jetë në përputhje me kushtetutën, atëherë për çfarë kemi negociuar? 10 serbë mund të formojnë një OJQ në përputhje me kushtetutën e Kosovës. Atëherë pse i kemi udhëhequr negociatat” , ka thënë Vuçiq në konferencën me Lajçak.

    Vuçiq ka thënë se Marrëveshja për Asociacioni është nënshkruar para shtatë vjet e gjysmë dhe Kosova akoma se ka implementuar.

    Sipas Vuçiqit ekipi negociator i Kosovës ka propozuar statutin për Asociacionin

    “Ata thonë që nuk ka qenë në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës. Kujt i bëhet vonë?” , ka thënë Vuçiq.

    Vuçiq ka thënë poashtu se nëse nuk impelemntohet Marrëveshja e Brukselit ëshë e pamundur të ketë vazhdim të dialogut të suksesshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!