Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas bisedës telefonike që zhvilloi me presidentin francez Emanuel Macron, ka thënë ata ranë dakord për t’u takuar në muajin prill.
Vuçiq thotë se me Macronin “folën për gjithçka”, teksa e përshkroi si “bisedë shumë të mirë”.
“Bisedë shumë e mirë me presidentin Emmanuel Macron. Ne folëm për gjithçka. Aspektet e bashkëpunimit dypalësh mes Francës dhe Serbisë, por edhe rrugën evropiane të vendit tonë. Ne të dy theksuam rëndësinë që të përmirësojmë më tej marrëdhëniet tona dhe në përputhje me rrethanat ramë dakord të takohemi në prill të këtij viti. Besoj se miqësia dhe partneriteti me Francën sjell përfitime të mëdha për qytetarët e Serbisë”, ka shkruar ai.
Për këtë bisedë është deklaruar edhe presidenti i Francës Mcron, i cili u shpreh se dëshira e tij është që ta shohë Serbinë duke përparuar drejt rrugës europiane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.