Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq pak para hyrjes në takimin e Shtëpisë së Bardhë ku do të zhvillohen negociatat Kosovë -Serbi ,me ndërmjetësim të SHBA’së ka thënë se deklaratat e “zyrtarë shqiptarë që flasin për njohje të Kosovës” janë arrogante.
“Jemi disa metra larg Shtëpisë së Bardhë dhe për disa minuta fillon takimi i rëndësishëm me delegacionin e Prishtinës nën ombrellën e Presidentit Trump, ky nuk do të jetë nuk do të jetë takim i lehtë për ne. Për çdo rast ne jemi gati!. Do të japim gjithçka nga vetja që të arrijmë kompromis për temat ekonomike” ka thënë shefi i shtetit serb.
Ai tutje tha se dorëzimi i Serbisë nuk është asnjëherë opsion.
“Duam paqe, duam stabilitet, duam përparim të Beogradit, Prishtinës dhe tërë rajonit tonë dhe para së gjithash duhet të brengosemi për popullin tonë në Kosovë e Metohi. Kam parë plotë deklarata arrogante të zyrtarëve shqiptarë nga Kosova e Metohia të cilët flasin për njohjen e Kosovës. Porosia ime për të gjithë në Serbinë tonë të bukur është – dorëzimi asnjëherë nuk është opsion. Rroftë Serbia” ka thënë Vuciq në një adresim që e ka publikuar në Instagram pa pranuar pyetje.