×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Vuçiq: Mezi presim vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 18:44

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk e di se cila do të jetë zgjidhja për problemin me Kosovën, por ai e ka të pamundur që ta njohë pavarësinë e saj. Kreu i shtetit serb foli për samitin e mbajtur midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.


    Ai deklaroi se në këtë samit ndër të tjerash iu dha një mbështetje të dërguarit të posaçëm e BE për dialogun Kosovë-Serbi.

    “Kishte një mbështetje të fortë për Lajçak. Unë thashë se ne e respektojmë atë dhe mezi presim vazhdimin e dialogut, si dhe që duam një zgjidhje kompromisi, por që është jashtëzakonisht e vështirë për ne dhe që ne nuk e pranojmë shantazhin nga Prishtina se ajo ka kuptim vetëm nëse Serbia e njeh Kosovën”, tha presidenti serb për RTS.

    Vuçiq u shpreh se kancelarja gjermane Angela Merkel i kushtoi pjesën më të madhe të fjalës së saj marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

    Në lidhje me deklaratën e përfaqësuesit të BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell, që ai nuk do të ndërhynte dhe se nuk do të kundërshtonte korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, Vuçiç tha se ai nuk kishte ide se cila do të ishte zgjidhja.

    “Ata thanë se duan njohjen nga Serbia dhe unë nuk mund të them që ne njohim një Kosovë të pavarur. Nëse njerëzit në Serbi kanë dikë që mund ta thotë këtë, le ta zgjedhin atë, zgjedhjet presidenciale janë në më pak se një vit”, tha kreu i shtetit serb.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!