Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nesër në Bruksel e pret një takim i vështirë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, por se Serbia është e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe se në këtë kontekst është e gatshme të punojë mbi konceptin dhe zbatimin e planit të propozuar me kufizime të përcaktuara qartë, shkruan media serbe N1.
Sipas mediave serbe, ai këtë e tha gjatë një takimi telefonik me këshilltarin special në Departamentin e Shtetit Amerikan, Derek Chollet, i cili i tha se pret që takimi i nesërm të jetë konstruktiv, me përparim të dukshëm drejt marrëveshjes.
Diplomati amerikan theksoi se SHBA-ja e përkrah plotësisht propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se duhet të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara më herët në procesin e dialogut, ku përfshihet edhe themelimi i Unionit të Komunave Serbe.
Sipas mediumeve serbe, Vuçiq dhe Chollet diskutuan edhe për të ardhmen evropiane të Serbisë, të cilën SHBA-ja e mbështet, si dhe mundësitë e rëndësishme për zhvillimin e bashkëpunimit serbo-amerikan në fusha të ndryshme, veçanërisht në atë ekonomike, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.