Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq the se beson se dialogu me Kosovën do të vazhdojë në nivelin më të lartë në Bruksel gjatë gjysmës së dytë të korrikut.
Ai tha se në takimin e radhës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, do ta shtrojë për diskutim edhe çështjen e serbes së kthyer në Kosovë, Dragica Gashiq.
“Kjo çështje nuk është e vetmja, por është një paradigmë sepse i shqetëson ata si simbol i kthimit të serbëve në shtëpitë e tyre. Ne në Kosovë nuk kemi pasur pushtet de facto që nga viti 1999 dhe nuk kemi asgjë që kur ata e shpallën pavarësinë në vitin 2008, por ne po luftojmë”, tha Vuçiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.