Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, janë duke e tradhtuar nervat lidhur me çështjen e taksës, pasi në secilën deklaratë ai po shfaqet më pak i qetë.
Herën e fundit, Vuçiq është lëshuar edhe në kërcënime, duke premtuar masa kundër Kosovës nëse taksa nuk hiqet në ditën kur do t’i bëjë 6 muaj, shkruan Reporteri.net.
“Nëse taksa ndaj mallrave serbe nuk hiqet deri më 6 maj, do të mbahet një seancë speciale e Komitetit Kryesor të SNS, në të cilin do të dalim me masa kundër Prishtinës”, ka thënë presidenti serb për mediat e Beogradit.
Sidoqoftë, i pari i Serbisë nuk ka përmendur konkretisht çfarë masash ka në mend të vendos nga Kosovës shteti i tij.
Ndërkohë, Kosovës akoma po i kërkohet heqja e taksës nga shtetet aleate si SHBA, Gjermania, Franca e Britania, mirëpo Qeveria Haradinaj po shprehet se ajo do të qëndrojë.
Ndryshe, taksa është shndërruar në problem për dialogun, duke e bllokuar atë, pasi Beogradi qartazi nuk pranon të kthehet në bisedime pa u hequr kjo barrierë ndaj produkteve të tyre që po iu sjell mjaft humbje./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.