Aleksandar Vuçiqi në konferencën vjetore për media, tha se Serbia nuk do ta përdorë vaksinën ruse Sputnik V pa lejen e Agjencisë së Barnave.
Megjithëse Serbia e ka marrë për ta hulumtuar vaksinën e Rusisë, aleati tradicional rus në Ballkanin Perëndimor, nuk do të pranojë që ta vaksinojë qytetarin me të.
“Pritet që para fundit të vitit në vendin tonë të arrijnë edhe sasitë e para të vaksinës së Rusisë, por kjo nuk do të thotë asgjë, gjersa ta marrim lejen e Agjencisë së Barnave. Kështu që për këtë mund të flasim vetëm atëherë kur të lejohet nga shërbimet tona shëndetësore”, tha Vuçiqi.
Ministri i Shëndetësisë së Serbisë, më herët ka deklaruar se Serbia është e gatshme që së bashku me Rusinë ta prodhojnë vaksinën ruse Sputnik V.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.