Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, as de facto dhe as de jure.
Gjatë qëndrimit të tij të shtunën në Vranjë në kuadër të një turneu që ka nisur në Serbi, Vuçiqi ka thënë se nuk do të jetë ai që do ta nënshkruajë pavarësinë e Kosovës.
“E di se për çfarë jam betuar, Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Miroslavit. Nuk do të jem unë ai që do t’ua nënshkruajë pavarësinë e Kosovës dhe M.! Nuk ka dorëzim, ne nuk do ta njohim pavarësinë as de facto as de jure”, është shprehur Vuçiq.
Vuçiq ka shtuar se pozita e Serbisë është shumë e vështirë aktualisht.
“Situata gjeopolitike në botë ka ndryshuar në mënyrë më drastike sesa gjatë rënies së Murit të Berlinit, vetëm disa prej nesh bëjnë sikur nuk e shohin se sa e vështirë është pozita e Serbisë”, ka thënë presidenti serb.
Sipas tij, pavarësisht kësaj, duhet të ketë pajtim me shqiptarët.
Pas Vrasnjës Vuçiqi pritet ta vizitojë Bujanovcin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.