×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq para përballjes me Kurtin në Davos: Po luftoj për interesat e Serbisë

    Reporteri
    24 Maj 2022 | 15:43

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës e presin shumë takime joformale dhe ka shtuar se po lufton për interesat e Serbisë.

    Vuçiq shkroi në Twitter se tema kryesore e Forumit është Ukraina.

    “Sot janë në Davos shumë takime joformale me liderët evropianë dhe botërorë. Çështja ukrainase dominon dhe është e imja të luftoj për interesat e Serbisë, të kërkoj aleatë për vendin tonë dhe zgjidhje për krizën më të madhe që goditi Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Vuçiq.

    Këtë deklaratë ai e bëri një ditë para se të përballet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në panelin “”Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” që mbahet të në margjinat e Forumit të Davosit”.

    Klankosova.tv ka siguruar agjendën e publikuar nga Banka Evropiane për Investime, ku bëhet e ditur se në takim do të jetë e pranishme edhe nënkryetarja e këtij institucioni, Gelsomina Vigliotti.

    Kurti po qëndron për vizitë zyrtare në Zvicër që nga dita e hënë, vend në të cilin shkoi pas vizitës 18 ditore në Amerikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!