Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është takuar me Anthony Blinken, sekretar amerikan i shtetit.
Ai në një postim në Instagram, shkroi se takimi, ku u diskutua edhe për Kosovën, konfirmon përmirësimin e marrëdhënieve bilateral ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së.
“Krahas diskutimit për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, konfirmuam përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së. Presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq u takua me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Anthony Blinken në hapjen e Konferencës së Sigurisë në Mynih.” – shkroi ai.
Ndërsa, në postimin e tij në Twitter, Blinken e falënderoi Serbinë për përkrahjen për Ukrainën.
“Pati një bisedë produktive me presidentin serb Aleksandar Vuçiq sot në Konferencën e Sigurisë së Mynihit. Diskutuam rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe përçova vlerësimin tonë për mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë për Ukrainën. Ne ndajmë dëshirën e Serbisë për një të ardhme me BE-në.” – shkroi z. Blinken.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.