Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sonte se nuk ka asgjë nga dialogu Beograd-Prishtinë dhe se nuk ka asgjë që mund të diskutohet pas vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës, ku obligon të regjistrohen në RKS targat e komunave paralele, dhe reciprocitet për letërnjoftim.
Ai këtë e tha pas takimit që pati me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, shkruan Tanjug, transmeton Express.
“Nuk ka asgjë nga kjo, lere atë dialog, të gjitha janë histori të zbrazëta. Çfarë dialogu, pas vendimeve të tilla, pse dialog, për Bashkimin e Komunave Serbe, dhe nuk guxojnë të vendosin flamur. Për çfarë?”, tha Vuçiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.