Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku mes tjerash ka folur edhe për Kosovën.
Kur bëhet fjalë për trashëgiminë kulturore serbe dhe monumentet në Kosovë, ai deklaroi se shpreson që do të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe përmes rrugëve diplomatike.
“Nuk dua të jem një zog ogurzi. Shpresoj që nuk do të arrijnë të na bindin se Kisha e Deçanit dhe trashëgimia tjetër e mbetur i përkasin trashëgimisë kulturore shqiptare. Ata në fakt do të thonë se ajo i takon trashëgimisë kosovare dhe për këtë kanë përkrahje”, ka thënë ai, shkruan b92, transmeton Klan Kosova.
“Shpresoj se në mënyrë diplomatike do të arrijmë ta zgjidhim këtë dhe t’i ruajmë shenjtorët serbë”, tha Vuçi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.