Kreu i shtetit serb, Aleksander Vuçiq, ka preazantuar sot projektin e tij për pesë vitet e ardhshme duke treguar se do të ndajë për të ashtuquajturën “Zyra për Kosovën’ një shumë shtesë prej 150 milionë eurove, raporton tanjug.
Ai ka thënë se këto fonde u dedikohen projekteve infrastrukturore.
“Ne do të punojmë kudo që të mundemi. Jo vetëm në veri, por edhe në jug të Ibrit. Graçanicë, Ranilug, Kllokot, në gjithë Kosovën ku jetojnë serbët”, ka thëën Vucic.
Sa i përket dialogut, Vucic ka thëën se Serbia do të vazhdojë të bëjë punën e saj dhe se është e gatshme të rikthehet në dialog kur Prishtina zyrtare të heq taksën 100 % ndaj mallrave me origjinë nga Serbia.
“Le t’i heqin tarifat dhe ne do të biesdojmë. Nëse nuk dëshirojnë. Nuk është asgjë. Faliminderit”, ka thënë Vuçiq.
Tutje ka thënë se shteti serb edhe përkundër taksës së Kosovës, ka performuar mirë dhe ka arsye për t’u gëzuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.