Asnjë krim nuk duhet të mbetet i pazbuluar dhe të gjithë të zhdukurit duhet të gjenden, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke komentuar zbulimin e një varri masiv afër Rashkës.
Vuçiq tha të martën se është krenar që Serbia që varrezat masive u gjetën “me miratimin e autoriteteve serbe”.
Disa ditë më parë u gjend një varrezë masive në Kizhevak afër Rashkës në Serbi, ku besohet të jenë trupat e pesëmbëdhjetë deri në shtatëmbëdhjetë personave shqiptarë të Kosovës
Gurorja në Kizhevak në komunën e Rashkës afër kufirit me Kosovën është vendi i pestë në Serbi ku janë gjetur eshtrat e civilëve të dyshuar shqiptarë të vrarë gjatë luftës së vitit 1999.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.