Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka vlerësuar se kur bëhet fjalë për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës nuk është optimist sa i përket vazhdimit të të njëjtit, dhe kjo nuk ndodh vetëm shkaku i mungesës së qeverisë në Prishtinë.
“Ajo që ekzistonte si mundësi, tani s’është më sepse interesat e fuqive të mëdha ishin më të rëndësishme sesa popujt e vogël ballkanik”, tha Vucic në një intervistë për gazetën serbe, Blic.
Në pyetjen se çfarë nënkuptonte kjo ide, thotë se bashkësia ndërkombëtare nuk e di se cila është zgjidhja për dialogun mes Prishtinës e Beogradit.
“Por për ne është me rëndësi të ruajmë paqen dhe këtë do ta bëjmë” tha ai.
Vuçiqi komentoi se kurrë në jetë nuk është takuar me Albin Kurtin derisa nuk është i fascinuar me qasjen e tij, siç tha ai, marksiste.
“Në çdo rrethanë do të isha kundër asaj çfarë thotë ai edhe në aspektin ekonomik, se lëre më për raportet mes serbëve e shqiptarëve” përfundoi presidenti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.