Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se po pret të ndodh edhe tërheqja e njohjes së dhjetë për Republikën e Kosovës.
Ai ka thënë se nëntë shtete tashmë kanë tërhequr njohjet për Kosovën.
“Kemi nëntë shtete që kanë tërhequr njohjen: Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Estwatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia dhe Maldivet”, ka thënë Vuçiq në konferencën vjetore.
Pretendimet e Vuçiq mbesin të pambështetura si dhe është e paqartë nëse tërheqja e njohjes ekziston si akt në praktikat e marrëdhënieve mes shteteve dhe në të drejtën ndërkombëtare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.