Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje të vazhdueshme për ruajtje të atmosferës së mirë në prag të takimit të 18 marsit në Ohër ku edhe ka pritje për arritjen e një marrëveshje potenciale Kosovë-Serbi.
Megjithatë presidenti serb, Aleksander Vuçiq nuk i ndal provokimet.
Pas deklarimeve se nuk e lejon Kosovën në OKB në kundërshtim me Nenin 4 të propozimit franko-gjerman, ai sot është shfaqur në një tubim me qytetarë serbë me një hartë prapa shpinës së tij ku Kosova është paraqitur si pjesë e Serbisë.
Në këtë tubim kreu i shtetit serb ka folur për atë se si nuk do të dorëzohet dhe se si s’do të nënshkruajë pavarësinë e Kosovës.
Këto deklarime dhe veprime të presidentit serb vijnë një javë para takimit të Ohrit ku edhe do të diskutohet për Aneksin e Implementimit të propozimit franko-gjerman.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.