Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një intervistë për TV Pink ka reaguar ndaj paralajmërimeve të kryeministrit në detyrë Albin Kurti se nesër mund të ketë provokime gjatë festës së Vidovdanit.
Kreu i shtetit serb duke folur për media, ka thënë se “Do të vijë koha kur do të jemi në gjendje të veshim bluza dhe flamuj serb, kudo, plotësisht lirisht”.
“Jemi në oborrin e Kishës Stefan Lazar dhe dua të them se para së gjithash dua t’u bëj homazh heronjve të Kosovës, por edhe të falënderoj njerëzit në Kosovë që mbijetojnë atje dhe ruajnë emrin serb”, ka thënë Vuçiç për TV Pink.
Policia e Kosovës sot përmes një njoftimi për media ka bërë thirrje që të shmangen provokimet gjatë ditës së nesërme. /Express/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.