×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Refuzoj të takohem me Trumpin nëse më kërkon njohjen e Kosovës

    Reporteri
    29 Gusht 2020 | 11:39

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se do të refuzojë të takohet me presidentin amerikan Donald Trump nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kërkojnë që Serbia të pranojë pavarësinë e Republikës së Kosovës.


    Këto deklarata Vuçiq i ka bërë teksa ka treguar se ka marrë agjendën zyrtare të takimit në Washington dhe se në atë agjendë është “një pikë e papranueshme”.

    “Nëse do të më ofrohet një takim bilateral me presidentin e SHBA’së unë do të jem presidenti i parë i Serbisë që do të refuzojë”, ka thënë Vuçiq, teksa është pyetur nëse do t’i kërkohet njohja e Kosovës nga Amerika.

    Megjithatë kreu i shtetit serb nuk ka pranuar që të jap më shumë detaje rreth “pikës së papranueshme”.

    Tutje Vuçiq ka thënë se do të mbrojë interesin e Serbisë pavarësisht se në çfarë presioni do të gjendet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!