Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha sot se ai do të vazhdojë t’i kërkojë bashkësisë ndërkombëtare përgjigje për çdo veprim, siç e ka quajtur ai të papranueshëm nga Prishtina, duke aluduar në fotografinë e ambasadorit britanik me liderin e VV-së, Albin Kurtin nën flamurin kombëtar, transmeton Reporteri.net.
Vuçiq theksoi se bashkësia ndërkombëtare udhëhiqet nga standarde të dyfishta, dhe në mbështetje të kësaj, pyeti nëse Ambasadori britanik, Nicholas Abbott do të bënte fotografi me Milorad Dodikun nën, për shembull, flamurin e Republikës së Donbas.
Ndryshe Ambasada britanike në Kosovë dje i është përgjigjur Vuçiqit duke thënë se mënyra e organizimit të zyrës është çështje e palëve të cilave u shkojnë në takime, ndërkohë detyrë e ambasadës është që të bashkëpunojë më faktorët kryesorë politik në Kosovë.
Ndaj deklaratave të Vuçiqit gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje e cila përmes një deklarate, e ka porositur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që duhet ta dijë se “Kosova është demokraci, në të cilën askush askujt nuk ia imponon identitetin ose simbolet, e aq më pak mund të censurohet vullneti politik i një subjekti”. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.