×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq shkon në Medvegjë: Kjo komunë ishte dhe do të mbetet gjithmonë e serbëve

    Reporteri
    04 Shtator 2019 | 9:15

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë ditës së djeshme qëndroi për vizitë në Medvegjë, në prag të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen të dielën në këtë komunë. Nga aty Vuçiq tha se kjo komunë ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë pjesë e Serbisë, transmeton Reporteri.net.


    “Kjo ishte dhe do të jetë Serbi”,tha Aleksandar Vuçiq në një tubim parazgjedhor në Pallatin Sportiv “Nikolla Tesla” në Medvegjë, duke njoftuar se para të mëdha do të investohen në pushtetin vendor në infrastrukturë, ndërtimin e sistemeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, si dhe në rrugët lokale, ndonëse kjo komunë vazhdon të mbetet një nga komunat më të pazhvilluara në Serbi.

    Vuçiq nga aty u bëri thirrje banorëve të Medvegjës që të dalin dhe të votojnë në numër sa më të madh.

    “Dilni dhe votoni sipas ndërgjegjes tuaj, dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë për Medvegjën”,  tha Vuçiq ndër të tjera.

    Zgjedhjet lokale në Medvegjë do të mbahen të dielën, më 8 shtator. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!