×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq shprehet “i brengosur”: Kosova po fillon një fushatë të re të njohjeve

    Reporteri
    01 Shtator 2021 | 14:13

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot në Bled të Sllovenisë se është i shqetësuar, ngase sipas tij, Prishtina po ndërmerr një aksion të ri lobimi për njohje, si dhe pranimin në organizatat ndërkombëtare, transmeton Reporteri.net.


    “Unë jam i shqetësuar për këtë fakt, dhe ne morëm informacione, jo nga Miroslav Lajçak, por nga burime të inteligjencës, se Prishtina do të ndalojë plotësisht zbatimin e mëtejshëm të marrëveshjes së Uashingtonit nga 4 shtatori”, u tha Vuçiq gazetarëve në Bled.

    Vuçiq shprehet i bindur se kjo do të sjellë paqëndrueshmëri shtesë në rajon. Ai tha gjithashtu se integrimi evropian i Serbisë është i  lidhur me çështjen e Kosovës.

    “Ne nuk mund të jemi pjesë e BE -së derisa të zgjidhim marrëdhëniet me Prishtinën,  kjo është e qartë për të gjithë dhe nuk duhet të gënjejmë”, tha ai para mediave pas takimit  me të dërguarin e BE -së për dialogun, Miroslav Lajçak.

    Kujtojmë se, më 4 shtator, përfundon moratoriumi 1-vjeçar, për të cilin Kosova dhe Serbia u pajtuan në Washington. Kosova u pajtua që të mos kërkojë njohje ndërkombëtare në këtë periudhë, kurse Serbia që të mos bëjë fushatë për çnjohje të pavarësisë së Kosovës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!