Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Serbisë, e cila pasoi pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për reciprocitet për targat.
Mediat serbe raportojnë se Këshilli i Sigurisë Kombëtare mori disa vendime.
Këtë deklaratë e ka bërë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas seancës. Vuçiq e ka quajtur vendimin e fundit të Kosovës, vendim barbar dhe kriminal, transmeton Reporteri.net.
Ai tha se ka kërkuar tërheqjen e të gjitha trupave policore të Kosovës nga veriu i vendit, në mënyrë që të vazhdojë dialogu.
“Serbia kërkon tërheqjen e trupave policore të Kosovës nga veriu i Kosovës, që situata të kthehet si më parë, dhe pastaj që të shkojmë në Bruksel për të diskutuar gjithçka, dhe nëse është e mundur të pajtohemi”, tha Vuçiq pas seancës së Kombëtare të Këshillit të Sigurisë
Vuçiq tha gjithashtu se ai e hodhi poshtënjë propozim, që siç ka thënë ai e mori nga BE dje, pasi tha se dukej si “një zgjidhje kompromisi e supozuar”.
Vuçiq ka listuar edhe kërkesat tjera që kanë paraqitur pas mbledhjes:
– tërheqja e të gjitha trupave nga veriu i Kosovës
– formimi i Asociacionit të Komunave Serbe
-Hedhja poshtë e aktgjykimit dënues kundër Ivan Todosijeviqit
– Dhënien e licencave për dy kompani serbe në fushën e energjisë elektrike
Kujtojmë se dje, Qeveria e Kosovës ka vendosur masën e reciprocitetit, duke mos lejuar qarkullimin e veturave me targa të Serbisë. Veturat me këto targa, në hyrje të Kosovës duhet të marrin targa të përkohshme, njësoj siç obligohen qytetarët e Kosovës me targa RKS t’i ndërrojnë ato kur futen në Serbi./Reporteri.net