×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Takim i vështirë, por s’ka dorëzim

    Reporteri
    27 Shkurt 2023 | 19:43
    Takimi i Nivelit të Lartë Kurti-Vuçiq, me ndërmjetësit e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, në Bruksel. 27.02.2023.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar nga takimi i nivelit të lartë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nën ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

    Vuçiq ka thënë se takimi ishte i vështirë, diçka që ai tha se e priste, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    I njëjti shtoi se “s’ka dorëzim”.

    “Takim i vështirë. E pritshme. S’ka dorëzim”, njoftoi Vuçiq me një postim në rrjetin social Instagram.

    Ndërkohë, ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nëse ka përfunduar takimi trilateral në Bruksel, i cili ka filluar qysh nga ora 17:15. /Reporteri.net/.

    Borrell flet nga takimi me Kurtin dhe Vuçiqin: Në agjendë propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!