Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është përgjigjur deklaratës së presidentes, Vjosa Osmani në lidhje me “non-paperin” e publikuar, e që Osmani tha se burimin e ka në Serbi, shkruan Reporteri.net.
Vuçiq deklaroi se kjo është e pavërtetë dhe gënjeshtër. Ai e përsëriti se Serbia, asnjëherë nuk ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Nëse ata tani shpresojnë se Serbia do të pranojë njohjen e Kosovës, unë do të ju thoja që nuk duhet të ëndërrojnë, e lëre më që Serbia qëndron prapa diçkaje të tillë”, tha Vuçiq.
Ai me tone tallëse, komentoi edhe njohjen e Kosovës nga Netflix.
“Unë e shoh që ata po festojnë tërë ditën pasi Netflix i vendosi në listën e shteteve. Netflix ju vendosi në atë listë, çfarë ju duhet tani OKB-ja dhe Interpoli. Shikoni filma, gjuajeni topin”, citohet të ketë thënë Vuçiq. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.