Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë ditës së sotme akuzoi KFOR-in se nuk janë treguar neutralë pas aksionit të djeshëm të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri të vendit.
I pyetur për deklaratën e zëdhënësit të KFOR-it se kërcënimi më i madh për paqen në Kosovë është retorika e liderëve dhe keqpërdorimi i medias dhe se ata të gjithë ishin të informuar paraprakisht për veprimin e policisë së Kosovës gjatë ditës së djeshme, presidenti serb kërkoi nga KFOR-i që të ofrojë publikisht informacione për këtë, transmeton Reporteri.net.
“KFOR-i nuk po thotë të vërtetën”, tha Vuçiq duke shtuar:” Ne morëm informata për këtë rreth 15 majit dhe më 17 maj kam dalë me informacionin dhe kam kërkuar që mos ta bëjnë”.
Vuçiq po ashtu ka shtuar se në momentet më kritike i kanë telefonuar komandantit të KFOR-it, por ai nuk ua ka hapur telefonin.
“E ftoj zëdhënësin e KFOR-it të tregojë kë e kanë telefonuar. Dje komandanti i KFOR-it nuk donte t’i lajmërohej Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura Serbe, dhe pas kësaj as ne nuk deshëm të lajmëroheshim. Jemi dëgjuar rreth orës 11.30 kur i paralajmëruam për ngjarjet. Në momentet më rë vështira, nuk kishim kontakt”, u shpreh Vuçiq./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.