Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, javën e kaluar ka zhvilluar një telefonatë me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Megjithatë kreu i shtetit serb thotë që Merkel të mos ia ketë përmendur planin e saj për të zgjidhur problemin Kosovë-Serbi.
“Unë nuk mund të flas për diçka që nuk e di”, ka thënë Vuçiq, shkruan rts.
Ai thotë se kancelarja gjermane nuk i ka dhënë asnjë detaj, dhe se nuk e ka zënë në gojë ndonjë plan.
“Unë kam treguar që kam folur me kancelaren Merkel, por ajo nuk më ka thënë asgjë, ajo nuk e ka përmendur ndonjë plan”, ka shtuar Vuçiq.
Përveç tjerash ai thotë se situata Kosovë-Serbi është shumë e komplikuar, edhe pse disa njerëz nuk dëshirojnë që të kuptojnë një gjë të tillë.
Ai thotë se derisa vazhdon situata e qetë është gjë e mirë, por sipas tij kjo nuk nënkupton që nuk do të ketë aksione të befasishme.
“Çfarë është paqësore sot është e mirë, dhe duhet të vazhdojë, por kjo nuk nënkupton që në ndonjë mëngjes apo mbrëmje nuk do të suprizohemi nga ndonjë sulm. Megjithatë ne jemi duke bërë përpjekje për të ruajtur stabilitetin, madje në suaza ditore për të garantuar sigurinë e njerëzve tanë në të gjihtë Kosovën”, ka thënë ndër të tjera Vuçiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.