×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Vetëm pse Palmer është dhëndër i Beogradit nuk do të ketë ndikim, na presin ditë të vështira për Kosovën

    Reporteri
    01 Shtator 2019 | 12:24

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, teksa ka folur për vazhdimin e dialogut për normalizim të raporteve, ka thënë se Serbinë e pret një fazë e vështirë në raport me Kosovën.


    Këto deklarata ai i ka bërë në një intervistë për Tv Prva, teksa ka folur edhe për vendimin e fundit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, për të emëruar Matthew Palmer si përfaqësues special të Washingtonit në Ballkanin Perëndimor.

    Kreu i shtetit serb pret që të ketë presione të mëdha sa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës, ndërkohë thotë se është naive të thuhet se emërimi i Palmer mund të ketë ndonjë impakt pozitiv për Beogradin vetëm për faktin se ai është dhëndër i Serbisë.

    Vuçiq parashikimet e tilla i quan si budallallëqe, dhe insistion se kjo periudhë do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për serbët.

    “Unë nuk i komentoj titujt e tabolidëve dhe budallenjtë që thonë gjëra të tilla. Do të jetë shumë e vështirë për ne”, është shprehur Vuçiq.

    Ndërkohë ekspertët të ndryshëm amerikanë, si Edward Joseph e Daniel Serër, emërimin e Palmer po e shohin si një përpjekje të SHBA’së për të rritur ndikimin në Ballkanin Perëndimor.

    Megjithatë Joseph ka shprehur edhe frikën e tij për kthimin në tavolinë të idesë së shkëmbimit të territoreve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!