Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka mbërritur në Bruksel, ku një raund i ri i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë do të nis nesër në mëngjes.
Vuçiq tha se takimi i nesërm është i qartë. Ai deklaroi se do të insistojë në zbatimin e gjithçkaje që është dakorduar deri më tash.
Ai tha se delegacioni i Kosovës po shkon në Bruksel për të bërë shfaqjen e tyre.
“Ne jemi të përkushtuar për dialog, se ditët në vazhdim nuk janë të lehta dhe se situata nuk është rozë. Nuk është koha për fjalë të mëdha, por për një pozicion të vendosur. Është gjithmonë koha të tregojmë se sa duam dialog dhe sa e rëndësishme është të shohim drejt së ardhmes”, tha Vuçiq përpara takimit të nesërm.
Raundi i fundit i bisedimeve u mbajt në 10 dhjetor 2020. Në atë raund bisedimesh, Serbia këmbënguli në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.