Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër ka mbërritur në orët e paradites së sotme.
Eskorta e tij, përbëhej nga më shumë forca policore sesa të gjitha delegacionet tjera pjesëmarrëse.
Forca policore janë parë si në tokë, ashtu edhe në ajër.
“Rreth gjysmë ore para se Vuçiqi të vinte në Vilën ‘Biljana’ në Ohër, ai është përcjellë vazhdimisht nga ajri nga policia maqedonase, për shkak ndër të tjera, edhe për formën të cilën e ka përzgjedhur që të vijë në Ohër. Për dallim nga të gjitha delegacionet tjera nga rajoni, ai ka përzgjedhur të vijë mëngjesin e sotëm përmes aeroportit të vogël por aktiv të Shën Palit në Ohër”, njofton Klan Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.