Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, pas inaugurimit të presidentit të ri të Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, tha se ka zhvilluar një bisedë më homologët e tij nga rajoni.
Vuçiq ka deklaruar se ka biseduar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën dhe më së shumti ka folur me presidentin e Bullgarisë Rumen Radev si dhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Kreu i Serbisë nuk ka treguar se çka ka biseduar me presidentin Thaçi.
Sipas tij Serbia dhe Republika e Maqedonisë Veriore do t’i heqin pengesat për t’i përmirësuar marrëdhëniet që tash për tash i rëndojnë të dy vendet.
Ndryshe, presidenti i ri i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski është betuar para deputetëve dhe përfaqësuesve më të lartë të institucioneve shtetërore e fetare, se gjatë mandatit pesëvjeçar do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, dhe se do të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë së Veriut.
Në seancën solmne kanë marrë pjesë edhe presidentë e përfaqësues të lartë të më shumë shteteve, si presidentët e Shqipërisë e Kosovës, Ilir Meta e Hashim Thaçi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Malit të Zi si dhe zyrtarë tjerë të jashtëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.