Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka qëndruar sërish pas pretendimit të tij se dronët “Bayraktar” të Kosovës ishin ngritur më 5 dhe 20 qershor në Gjakovë, e që sipas tij kanë vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe.
Ai të enjten në një konferencë para mediave serbe, ka pretenduar se ata i kanë parë dronët e Kosovës duke fluturuar.
“I kemi parë si në pëllëmbë të dorës dhe po të ishte një herë tjetër nuk do të qëndronin gjatë në ajër, meqë është zonë nën kontrollin e KFOR-it, ne e respektojmë zonën nën kontroll. Të KFOR-it, pra, ata po e bëjnë punën e tyre, nuk do të ishte problem që ne ta përkufizojmë kështu”, tha Vuçiq, shkruan Tanjug.