Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin thotë se pret që në vitin 2022 të vazhdojë presioni ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën, të heqë dorë nga aleanca dhe miqësia me Kinën dhe Rusinë si dhe të lejojë rishikimin e Marrëveshjes së Dejtonit.
“Si gjatë gjithë këtyre viteve, do të na kërkohet ta njohim Kosovën dhe të ndalojmë së përfaqësuari interesat e komunitetit serb në çfarëdo mënyre, nën shpjegimin e mosndërhyrjes në marrëdhëniet e brendshme, pavarësisht se ku kanë jetuar serbët”, tha Vulin për Tanjug.
Vulini ka mohuar masakrën e Reçakut. Autoritetet në Serbi, që udhëhiqen nga presidenti Aleksandar Vuçiq, këtë masakër e kanë cilësuar si “krim të fabrikuar”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.