Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj para dy ditëve ka thënë se nëse Evropa vazhdon të injorojë Kosovën si shtet dhe kërkesat e kosovarëve, atëherë në vitin 2025 mund të jetë i mundshëm referendumi për bashkimin me Shqipërinë.
Ndaj kësaj deklarate ka pasur reagime të shumta në Serbi. Presidenti serb Aleksander Vuçiq ka reaguar duke e quajtur Haradinajn si person të rrezikshëm.
Reagim akoma më të ashpër ka pasur Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, i cili ka thënë se Ramush Haradinaj, meriton përçmim dhe dënim, transmeton Reporteri.net.
Ai nuk është ndalur me kaq derisa e ka quajtur Haradinajn edhe kriminel lufte.
“Qytetarët e Kosovës nuk meritojnë të përçmohen, por krimineli i luftës Ramush Haradinaj meriton edhe përbuzje edhe dënim”, ka thënë ndër të tjera Vulin.
Vulin po ashtu ka kërkuar nga Evropa të reagojë duke u shprehur se meqë Evropa hesht për deklarata të tilla, duhet të heshtë edhe kur serbët duhet të jetojnë në të njëjtin vend. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.