×
  • Lajme
  • Lajme

    Vushtrria mbyll çerdhen publike “Foleja”

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 22:12

    Komuna e Vushtrrisë sot pas konfirmimit të 15 rasteve të reja me coronavirus ka marrë vendim për mbylljen e çerdhes publike “Foleja”.


    Kjo u bë e ditur nga një postim i komunës në rrjetin social Facebook, në të cili thuhet se deri në këtë moment nuk ka asnjë të infektuar, as nga stafi e as nga fëmijët që kanë qenë prezentë këto ditë në çerdhe, e vetmja arsye është të ruhet shëndeti i fëmijëve.

    “Pas një vlerësimi të situatës epidemiologjike në komunën tonë e me qëllim të ruajtjes së shëndetit të fëmijëve, Shtabi Emergjent Komunal vendosi që përkohësisht të ndërprejë punën në çerdhen “Foleja” në Vushtrri nga nesër, e martë 09.06.2020, deri në një njoftim tjetër. Andaj njoftojmë të gjithë prindërit që mos t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe deri në një njoftim tjetër”, thuhet në njoftimin e tyre.

    https://www.facebook.com/KomunaVushtrri/posts/2783852478509811?__xts__%5B0%5D=68.ARCFFz0r2b8SDjd9MEG5NtzITOS_-zp0n0-jXM2xxxGRAVRK4n0laqL_K6SBcb1Al5SALTNC874d1gKr67IX6O89XM1kADGqZLR53mONXELv_GBvxI6AYStEXkcGYlIuXBDblKt1wRrmaR6WWKYQPLRficxDKG3eXMaVytDvqXcfd2N8q0sHUZG7Cx3OmNCMtp5klGZ4ahZ7N5rBO2t12jhVwOcTRYV6xTWrLCZYCQ3VtrIASndP1oC8w07WKgxi2XnHViitKWqqvDV08WfFa5ftRMWc-eTQQO6jB_cU9ajfKIkG0fSUVyuBpfaQVmOv1B4aCoZTqm1oMQNVNQ6PMNR9&__tn__=-R

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!