Aktivisti i zhurmshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili nuk mori vota të mjaftueshme për të hyrë në parlament në zgjedhjet e 6 tetorit, është aksidentuar.
Valdrin Ahmeti, këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të bërë në llogarinë Facebook, derisa ka falenderuar mjekët për trajtimin e veçantënë QKUK.
Valdrin Ahmeti njihet si një prej aktivistëve më të zhurmshëm të VV-së gjatë kohës së protestave.
Ky është postimi i tij i plotë:
Pas aksidentit që pësova me bicikletë në parkun e Gërmisë, arrita ‘të shpëtojë’ me dy duar të thyera dhe disa lëndime të vogla.
Në ditën e 12-të të qëndrimit në QSKUK mjekët më liruan në shtëpi. Gjatë qëndrimit aty kam marrë trajtim të shkëlqyer nga ato që i takoja përditë, infermieret apo siç jemi mësuar ti thërrasim motra medicinale, të cilat i falenderoj shumë.
Poashtu falenderoj mjekët për trajtimin në veçanti mjeken Vlora Podvorica trajtimi i të cilës ishte vendimtar ditën e aksidentit.
Falenderoj të gjithë familjarët dhe shoqet e shokët për kujdesin por më duhet t’i veçoj disa :
Ilir Tërstena, Egzon Balaj, Ardit Krasniqi, Valëza Mjeku, Rinor Jusufi, Valon Hoti, Gen Zeqiraj, Ahmet Mujeci.
Edhe pse jam më mirë e kam të vështirë të shkruaj në telefon andaj ndjehuni të lirë të më thërrisni a vizitoni në shtëpi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.